Bandat në Haiti rrëmbejnë 17 misionarë amerikanë, sipas organizatës fetare
17 misionarë amerikanë, përfshirë fëmijë, u rrëmbyen nga një bandë në Haiti të Ishujve Karaibe, të shtunën, sipas një mesazhi zanor që u është dërguar disa organizatave fetare, nga një organizatë tjetër fetare që pretendon të ketë informacione direkte mbi incidentin.
Misionarët po ktheheshin për në shtëpi, pasi kishin shkuar për të ndihmuar në ndërtimin e një jetimoreje, sipas një mesazhi dërguar nga Ministritë e Ndihmës së Krishterë me bazë në Ohajo.
“Ky është një alarm i veçantë për lutje,” thuhej në mesazhin një minutësh.
Në mesazh thuhet se drejtori në terren i misionit po punon me Ambasadën Amerikane për të zbardhur ngjarjen.
Një zëdhënës i qeverisë amerikane tha se SHBA ishte në dijeni të raportimeve për rrëmbimin.
“Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit është një nga përparësitë më të larta të Departamentit të Shtetit,” tha zëdhënësi, duke mos pranuar të komentojë më tej.
Rrëmbimet nga bandat në Haiti po shtohen sërish, pasi ishin pakësuar për shkak se presidenti Jovenel Moïse u qëllua për vdekje në rezidencën e tij private më 7 korrik dhe pas një tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi Haitin jugperëndimor në gusht, duke vrarë më shumë se 2,200 njerëz.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta