Banka Qendrore Evropiane rrit blerjen e bonove, lëvizja për të stimuluar ekonominë e drobitur nga COVID
Banka Qendrore Evropiane (BQE) deklaroi se do të avancojë blerjen e bondeve për të stimuluar ekonominë, rikuperimi i të cilës do të jetë një vit mbrapa asaj amerikane, për shkak të shpërndarjes së ngadaltë të vaksinave dhe shpenzimeve të ulëta.
“Nëse shohim situatën, fushatat e vaksinimit së bashku me lehtësimin gradual të masave kufizuese, që ndalojnë çdo zhvillim të pafavorshëm lidhur me pandeminë, mbështesin pritshmëritë për një rikuperim të fortë të aktivitetit ekonomik përgjatë vitit 2021,” – tha Christine Lagarde, presidente e BQE-së.
Blerja e bondeve ka efekt ulës në rendimentin e obligacioneve, që përdoren si pika referimi për huamarrjet në rajon.
Ndaj, në teori, lëvizja e BQE-së mund të ndihmojë në mbajtjen e kredive të lira për kompanitë që kanë nevojë të investojnë apo të marrin hua përgjatë pandemisë.
Bizneset në Evropë po përpiqen të marrin veten nga impakti ekonomik i kufizimeve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta