Banorët e Kherson pajisen me pasaportat e para ruse

11 Qershor 2022 | 14:52

Rusia shpërndau të shtunën pasaportat e saj të para për banorët e Khersonit, një qytet i pushtuar nga trupat e Moskës në Ukrainën jugore.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve TASS, 23 banorëve të Khersonit i’u dhanë pasaporta ruse në një ceremoni, një “procedurë e thjeshtuar” e mundësuar nga një dekret i nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin në fund të majit.

“Të gjithë banorët tanë në Kherson duan të marrin një pasaportë dhe shtetësi ruse sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është një epokë e re për ne. Është dokumenti më i rëndësishëm që një person ka në jetën e tij”, tha Vladimir Saldo, kreu i administratës pro-ruse të rajonit.

Sipas autoriteteve pro-ruse në Kherson, data për lëshimin e pasaportave të para ruse u zgjodh në datën e shënuar të Rusisë e cila feston pavarësinë e vendit, raporton Euronews.

Dekreti i nënshkruar nga Kremlini në fund të majit, i cili autorizonte autoritetet lokale pro-ruse për të shpërndarë pasaportat për banorët, kishte të bënte gjithashtu me rajonin e Zaporizhzhia, i cili kontrollohet pjesërisht nga Moska.

Ukraina e kishte denoncuar futjen e kësaj proçedure speciale si një “shkelje flagrante” të integritetit të saj territorial.

“Dekreti presidencial rus është ligjërisht i pavlefshëm dhe nuk do të ketë pasoja” mbi “shtetësinë e banorëve të territoreve të pushtuara përkohësisht nga Rusia”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë

Një sulm me raketa amerikane dëmtoi një impiant shkripëzimi në Iranin jugor në valën e fundit të sulmeve, sipas një zyrtari provincial. Impiantet e desalinizimit...
10:57 | 18/07/2026

896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit

Më shumë se 200 zjarre mbetën jashtë kontrollit në Kanada të premten, veçanërisht në provincën e Ontarios, tymi i së cilës po thithet nga miliona...
10:52 | 18/07/2026

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026