”Baret dhe restorantet me 50% xhiro”, Enri Jahaj: Qeveria duhet të ulë TVSH në masën 6%
Enri Jahaj, përfaqësues i Shoqates së Bareve dhe Restoranteve u shpreh për “Euronews Albania” se këto biznese janë në krizë pasi kanë vetëm 50% të xhiros.
“Ne nuk po e përballojmë situatën, nuk ka më funksion të pjesës së dytë të pasdits, që në orën 20:00 fillon kufizimi i muzikës dhe detyrimisht në orën 21:00 të gjitha lokalet i ke bosh ose klientët duke ikur. Ne jemi me një rënie të xhiros. Nga xhiro normale e pandemisë ishim me -20% rënie, kemi edhe 30% rënie. Nuk ka bare dhe restorante që të funksionojnë me një logjikë 50% të xhiros. Kjo prek direkt pjesën e fitimit, prek edhe në mënyrë indirekte dhe punonjësit”, u shpreh ai.
Ai theksoi më tej se këto biznese janë në kushte kritike.
Sipas Jahajt qeveria duhet të ulë TVSH në masën 6% për këto biznese dhe të ulë tatim-fitimin.
“Qeveria e Kosovës momentalisht ka bërë një ndërhyrje në pjesën e TVSH ,e ka ulur në masën 10% për baret dhe restorantet. Ne ia kemi kërkuar këtë qeverisë që në mars dhe prill, që TVSH të ishte në masën 6%. Të kemi një ulje të tatimit fitimit ose zerim për vitin që vjen, se ky vit shkoi si shkoi dhe përgjysmim për pjesën e hapësirave publike, të dhëna nga bashkitë”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Raporti i FMN-së, Tabaku: Tregon katastrofën në të cilën ndodhen financat publike
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta