Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake
Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin të njëjtën infrastrukturë.
Dy vendet janë bashkarisht përgjegjëse për blerjen, menaxhimin dhe mbështetjen e flotave të tyre ajrore.
Ekuipazhet ushtarake, si nga Belgjika edhe Luksemburgu, do të mund të fluturojnë në avionët e njëra-tjetrës dhe të bashkëpunojnë me vende të tjera.
“Forcat ajrore evropiane si ato gjermane, franceze, turke, belge, luksemburgeze dhe spanjolle do të përdorin të njëjtin avion dhe duke qenë i tillë, mirëmbajtja është më e lehtë. Gjithashtu, ne mund të shkëmbejmë informacionin dhe ekuipazhet tona”, tha Frederik Vansina, gjeneral madhor.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell thotë se bashkëveprimi është jetik që NATO dhe Unioni të avancojnë kapacitetet mbrojtëse, sidomos duke pasur parasysh se vende të ndryshme kanë kapacitete të ndryshme.
“Ndërveprimi është jetik për ne. Kemi 27 ushtri, 27 shtete anëtare me përmasa ushtarake të ndryshme. Vendet e vogla, por edhe ato të mëdha, të vetme nuk kanë kapacitetet e duhura ushtarake për luftën moderne, ndaj na duhet të ndajmë kapacitetet tona dhe t’i përforcojmë së bashku. Për këtë arsye kemi institucione që po punojnë në këtë drejtim. Kemi Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes, që u krijua posaçërisht për identifikimin e problemeve”, u shpreh Borrell.
Mjeti i ri i blerë “A400M” është një aeroplan me 4 motorë, i projektuar për të kryer ngritjen dhe uljen e trupave ushtarake. Avioni, i prodhuar nga kompania hapësinore evropiane, “Airbus”, do të zëvendësojë flotat e vjetra.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta