Bashkia e Stambollit në shënjestër, lëshohen 22 urdhër-arreste të reja

20 Maj 2025 | 14:15

Autoritetet turke kanë lëshuar të martën urdhër-arreste për 22 persona, si pjesë e një hetimi të zgjeruar për korrupsion që përfshin Bashkinë Metropolitane të Stambollit (IBB).

Ky zhvillim ndodh vetëm dy muaj pas arrestimit të kryebashkiakut të qytetit, Ekrem Imamoglu, një nga rivalët më të fortë politikë të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Imamoglu, i cili ka mohuar çdo akuzë, u arrestua zyrtarisht më 23 mars, vetëm pesë ditë pasi u ndalua dhe në të njëjtën ditë që u shpall kandidat presidencial i Partisë Republikane Popullore (CHP).

Pas arrestimit, ai u pezullua nga detyra me vendim të Ministrisë së Brendshme.

Goditja e fundit ligjore përfshin edhe figura të tjera të larta të bashkisë, përfshirë Shefin e Departamentit të Shtypit, Publikimeve dhe Marrëdhënieve me Publikun, Taner Çetin.

Më herët, në fund të prillit, më shumë se 50 persona u arrestuan për akuza që përfshinin ryshfet dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Ndër ta ishte edhe Menaxherja e Zonimit të Bosforit në bashki, Elçin Karaoglu.

Opozita ka reaguar ashpër ndaj këtyre zhvillimeve. Nënkryetari i CHP-së, Ali Mahir Başarır, akuzoi autoritetet për shënjestrim politik të drejtuesve të bashkisë:

“Ekziston një sistem, qëllimi i vetëm i të cilit është të pengojë Bashkinë Metropolitane të Stambollit të funksionojë”, tha ai.

Presidenti Erdogan, ndërkohë, ka lënë të kuptohet se hetimet do të thellohen, duke deklaruar: “Kjo është arsyeja e panikut të tyre.”

Arrestimi i Imamoglu-t shkaktoi protesta masive në shumë qytete të Turqisë, me pjesëmarrje të madhe qytetare dhe përplasje me forcat e rendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026