BE, dakord me Izraelin dhe Egjiptin për t’u shkëputur nga gazi rus

15 Qershor 2022 | 18:39

Egjipti, Izraeli dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për rritjen e shitjeve të gazit të lëngshëm drejt vendeve të Unionit, në përpjekje për të reduktuar vartësinë nga Rusia, teksa lufta në Ukrainë vazhdon.

“Dihet që lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka ekspozuar vartësinë tonë ndaj karburanteve fosile ruse. Ne duam ta asgjësojmë këtë vartësi. Duam të kalojmë tek furnizues të besueshëm dhe Egjipti është një partner i tillë”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Diskutimi ynë sot është dëshmi e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin mes Egjiptit dhe Bashkimit Evropian në fushën e energjisë, përmes gazit natyror ose rrjeteve energjetike. Kemi rënë dakord të vendosim themelet e një partneriteti strategjik në këtë fushë jetike, për të pasur zhvillim në të ardhmen”, u shpreh Abdel Fatah al Sisi, president i Egjiptit.

Në bazë të marrëveshjes, Bashkimi Evropian do të ndihmojë Egjiptin dhe Izraelin të rrisin prodhimin dhe eksplorimin e gazit në ujërat territoriale përkatëse. Sidoqoftë, ende nuk është e qartë sasia që Unioni do të importojë nga secili vend.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026