BE diskuton kthimin e vizave, vendet anëtare të shqetësuara nga Shqipëria, Serbia dhe RMV
Qëndrimi i paligjshëm dhe kërkesat e pabaza për azil nga qytetarët e disa vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, po nxit diskutime për pezullimin e lëvizjes së lirë në Bashkimin Evropian.
Një dokument i hartuar nga institucionet e Unionit, që mban datën 27 shtator dhe i siguruar nga EUobserver, tregon shqetësimin në rritje të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të cilat duan që t’u jepet fund abuzimeve.
Qytetarët nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut u lejuan të udhëtonin pa viza në BE në dhjetor të 2009-s. Një vit më vonë ishte radha e Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe më pas e Moldavisë dhe Ukrainës në vitet 2014 dhe 2017.
Lëvizja pa viza shihej nga Komisioni Evropian si një “arritje domethënëse” në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit dhe ish-republikat sovjetike në kuadër të politikës së njohur si “Partneriteti Lindor”.
Por tani jo të gjithë janë të lumtur dhe i ashtuquajturi “Mekanizmi i Pezullimit të Vizave” po shihet si kërcënim.
Në dokument, Gjermania cilëson Shqipërinë dhe Serbinë si më problematiket në një listë me 10 vende, ndërsa ndihet e cenuar nga Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.
Vendi me ekonominë më të madhe në Evropë regjistroi një rritje të qëndrimeve të paautorizuara kryesisht nga Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina, pavarësisht një rënieje të verifikuar vitin e kaluar për shkak të pandemisë.
“Në rast se nuk do të ketë përmirësim të situatës nga vendet e treta, atëherë Komisioni Evropian duhet të pezullojë mekanizmin e lëvizjes së lirë”, thotë pala gjermane në dokument.
Edhe Franca është gjithashtu e pakënaqur nga Shqipëria dhe Gjeorgjia, ndërsa po regjistron një shqetësim në rritje nga Serbia.
E shqetësuar nga fenomeni rezulton edhe Belgjika, që nga vendet e Ballkanit kritikon Maqedoninë e Veriut, por edhe Moldavinë e Gjeorgjinë.
Holanda ishte vendi i parë në BE që kërkoi pezullimin e lëvizjes pa viza. Por kërkesa e saj, e bërë kundër Shqipërisë në vitin 2019, u hodh poshtë nga Komisioni Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta