BE duhet të krijojë ushtrinë e saj thotë Presidentja e KE-së

15 Shtator 2021 | 17:02

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se BE duhet të krijojë kapacitetet e saj ushtarake për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë dhe krizat globale.

Ajo tha në Parlamentin Evropian se beson se ushtria e BE-së mund të jetë pjesë “e zgjidhjes” së këtyre sfidave.

Presidentja e KE-së u shpreh se Franca do të presë samitin e BE-së për sigurinë vitin e ardhshëm.

“Është koha që Evropa të ngrihet në një tjetër nivel”, shtoi ajo.

BE historikisht ka qenë e varur nga aleanca e NATO-s për veprime ushtarake.

Rënia e qeverisë në Kabul ngriti edhe njëherë pikëpyetjen nëse BE ka aftësinë për të drejtuar forcën e saj mbrojtëse.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer tha në fillim të këtij muaji se BE duhet të bëhet “lojtare strategjike”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në të kaluarën ka mbështetur idenë e krijimit të ushtrisë evropiane.

Kjo ide është diskutuar prej vitesh por gjithmonë është parë me skepticizëm. Shumica e vendeve anëtare të BE-së janë edhe anëtare të NATO-s dhe praktikisht disa që janë në kufi me Rusinë nuk duan që të prishin lidhjen e ngushtë me SHBA.

Propozimet për krijimin e një force reaguese fillimisht u diskutua në vitet 1990. Në 2007, u krijua një forcë luftarake me 1 500 trupa luftarake nga çdo vend anëtar. Kjo forcë u deklaruar e gatshme për ndërhyrje por nuk është përdorur kurrë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh këtë muaj se mbështet planet e BE për të krijuar politika të përbashkëta për mbrojtje por tha se ishte kundër krijimit të një force të re ushtarake. Pritet që në fund të këtij viti të ketë një deklaratë të përbashkët nga NATO mbi këtë çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026