BE e gatshme për të pritur refugjatë ukrainas, thotë komisionerja
Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe i mirë-përgatitur për të pranuar refugjatët që ikin nga Ukraina, tha për Euronews, Ylva Johansson, komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur Rusia mund të sulmojë Ukrainën dhe kjo do shkaktojë një valë migrantësh që kërkojnë strehim në vendet e afërta të BE-së.
“Fokusi ka qenë në planifikimin e emergjencës për situatën shumë të rrezikshme në Ukrainë. Ne nuk e dimë se cili do të ishte hapi i ardhshëm i Putin, por ne duhet të jemi të përgatitur nëse do të ketë një fluks masiv refugjatësh ukrainas në Bashkimin Evropian”, tha ajo.
“Ne po shqyrtojmë mbështetjen e agjencisë së azilit të BE-së me përpunimin e kërkesave për azil, mbështetjen nga Frontex me regjistrimin dhe menaxhimin e kufirit, si dhe mbështetjen nga Europoli gjithashtu”, shtoi ajo.
Johansson foli për Euronews nga Polonia, një vend fqinj që tashmë po përgatitet për një fluks të mundshëm të qytetarëve ukrainas që ikin nga agresioni ushtarak rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta