BE iu kërkon linjave ajrore të shmangin hapësirën ajrore iraniane
Rregullatori i sigurisë së aviacionit i Bashkimit Evropian rekomandoi të enjten që linjat ajrore evropiane të qëndrojnë jashtë hapësirës ajrore iraniane deri më 31 mars, duke zgjatur një paralajmërim të mëparshëm.
“Prania dhe përdorimi i mundshëm i një game të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore, i kombinuar me reagimet e paparashikueshme të shteteve, krijon një rrezik të lartë për fluturimet civile që operojnë në të gjitha lartësitë dhe nivelet e fluturimit”, tha Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit në një njoftim për shtyp.
Udhëheqjet e shteteve në rajon, dhe në përgjithësi, janë të shqetësuara se prishja e negociatave midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbi programin bërthamor të Teheranit mund të shkaktojë një konflikt të gjerë ushtarak në rajon.
Irani ka theksuar se do t’i përgjigjet ashpër çdo sulmi dhe ka paralajmëruar vendet fqinje të Gjirit Arabik që strehojnë baza amerikane se mund të jenë në shënjestër nëse përfshihen në një sulm.
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit