BE kërkon bashkëpunimin e Kroacisë pas pretendimeve për abuzime me emigrantët në kufi

12 Nëntor 2020 | 20:40

Brukseli i ka bërë thirrje Kroacisë që të bashkëpunojë pas disa pretendimeve se ka pasur abuzime  dhe dhunë kundër emigrantëve në kufirin me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Lajmi vjen pasi një deputet i Parlamentit Europian ka akuzuar Bashkimin Europian se vazhdon t’i japë fonde Zagrebit për sigurinë e kufijve edhe pasi kanë qenë të vetëdijshëm për akuzat për abuzime.

“Organizatat e shoqërisë civile vijojnë të monitorojnë dhe dorëzojnë raporte të instancave të dhunës serioze ndaj emigrantëve të kapur në kufi, gjë e cila është shumë shqetësuese. E di që ju ndani të njëjtin shqetësim për këto raporte të prezantuara si prova materiale, dhe jam e vetëdijshme se jeni në punë e sipër për të vendosur masa përkatëse në mënyrë që  të respektohen të drejtat themelore të emigrantëve dhe azilkërkuesve”, thuhej në letrën drejtuar ministrit të Brendshëm, Davor Božinović, nga Komisionerja e BE për Çështjet e Brendshme, Ylva  Johansson. 

Ndërsa Zyra e Avokatit Europian të Popullit njoftoi se kanë nisur hetimet pas raportimeve të Amnesty International të cilët pretendojnë që emigrantët janë dhunuar, rrahur dhe sulmuar seksualisht teksa përpiqeshin të kalonin në Kroaci.

Atyre u janë shkatërruar celularët, u janë marrë sendet personale dhe janë detyruar të ecin në borë për orë të tëra, thotë Amnesty International.

Raportime të ngjashme ka pasur edhe në vende si Hungaria, Rumania dhe Greqia. E njohur si “Rruga Ballkanike”, emigrantët përpiqen të kalojnë përmes Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë në mënyrë që të kërkojnë azil në Bashkimin Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026