BE mbështet demokracinë dhe të drejtat e njeriut me një tjetër fond prej €119.5 milionë euro
Pas Javës Botërore 2021 dedikuar Demokracisë, Bashkimi Europian ka lajmëruar 5 aksione, që mbajnë vlerën e €119.5 milionë eurove, të cilat kanë qëllim të nxisin demokracinë dhe promovimin e të drejtave të njeriut në të gjithë botën gjatë vitit 2021.
“Zhvillimet e qëndrueshme dhe mundësitë e barabarta varen nga demokracia: institucione të forta demokratike, përfshirja sociale dhe shoqëritë e angazhuara,” – tha Komisioneria për Partneritetin Global, Juta Urpilainen.
Komisioneria tha gjithashtu se ajo ishte “krenare që BE do të vazhdojë të mbështesë zyrën e OKB për të drejtat e njeriut, për të ndihmuar në fuqizimin e organizatave dhe shoqërive civile lokale si dhe aktivistët për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të rinjve dhe grave nëpër botë.”
Në raportin e Bashkimit Europian thuhet gjithashtu se BE është e angazhuar plotësisht në fuqizimin e individëve dhe shoqërive demokratike, duke promovuar një sistem global të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, si dhe duke mos lejuar “demokracitë në erozion dhe vendet që lejojnë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe barazisë, paragjykimeve dhe diskriminimit”.
Masat e bëra publike sot sigurojnë që mbështetja e BE të shtrihet në organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në 116 shtete partnere, me një vëmendje të veçantë të dedikuar grave dhe të rinjve.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta