BE mund të japë dritën e gjelbër për dy vaksinat kundër COVID-19 në dhjetor
Bashkimi Europian mund t’i japë dritën e gjelbër dy vaksinave që po zhvillohen nga Moderna dhe Pfizer/BioNTech në dhjetor.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen tha të enjten se vaksinat mund të marrin miratim brenda këtij viti, duke lejuar kështu shpërndarjen e tyre në Europë.
Agjencia Europiane e Barnave tha se gjatë diskutimeve të përditshme me Agjencia amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) kanë rënë dakord për “sinkronizimin e vlerësimit të vaksinës” kundër COVID-19.
Nëse të gjitha procedurat shkojnë mirë, Agjencia Europiane e Barnave mund t’i japi autorizimin për shitjen e vaksinës duke nisur nga mesi i dhjetorit, shtoi Von der Leyen.
Today’s coronavirus video conference focused on:
?Vaccines: preparation on future requests for authorisation, getting ready for vaccination
?Testing: state-of-play on joint purchase of rapid antigen tests for EU countries, planning of delivery pic.twitter.com/u2gEmwJg6u
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 20, 2020
E pyetur për vaksinën e zhvilluar në Rusi, për të cilën ka treguar interes të veçantë Hungaria, shefja e Komisionit tha se “Çdo vaksinë duhet të kalojë në procedurat e autorizimit të Agjencisë Europiane të Barnave, me transparencë të plotë”.
Të enjten, drejtori i BioNTech, Ugur Sahin, tha për AFP se mund të marrin autorizim për përdorimin dhe shpërndarjen e vaksinës në BE dhe SHBA përpara 2021.
Në një video-konferencë të mbajtur të enjten mbi menaxhimin e pandemisë, krerët e shteteve të Europës kanë diskutuar dhe për lehtësimin e masave kufizuese në prag të festave të fundvitit por pa rrezikuar rikthimin e një “vale të tretë”.
Sipas burimeve, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë këmbëngulur “për gjetjen e një balance”.
“Duhet të mësojmë nga leksionet e të shkuarës. Lehtësimet duhet të vijnë në mënyrë graduale. Dëshira jonë është të festojmë gjatë fundvitit por në mënyrë të sigurt”, tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
Lexoni gjithashtu:
- Rreth një milionë personave në Kinë u është dhënë vaksina eksperimentale anti-Covid
- Covid-19, kreu i OBSH për Evropën: Bllokadat mund të shmangen
- A do të funksionojë vaksina kundër COVID-19 dhe a do të sjellë ajo fundin e pandemisë?
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta