BE në krizë punësimi, në gusht mbi 15 milionë të papunë
Norma e papunësisë u rrit sërish në Eurozonë, ndërkohë që pandemia e koronavirusit ka vijuar të ndikojë edhe në muajin gusht. Sipas Eurostat, më shumë se 15 milionë persona rezultuan të papunë në muajin e tetë të këtij viti.
Gushti u shënua me një “relaksim” të masave anti-Covid në Evropë, por pavarësisht kësaj, shkalla e papunësisë në eurozonë u rrit në 8.1 për qind nga 7.9 që ishte në muajin korrik. Ndërsa në BE, kjo shkallë u regjistrua 7.4 për qind.
Për të pestin muaj radhazi, papunësia shënoi rënie, ndërsa pandemia e koronavirusit e ka lënë eurozonën duke u përballur me një recesion serioz, me ekonominë që tkurret me 12.1% në tremujorin e dytë të këtij viti.
Rreth 15 milionë e 604 mijë burra dhe gra në Union, nga të cilët 13 milionë e 188 mijë në eurozonë, ishin të papunë në gusht 2020, sipas të dhënave të Eurostat.
Krahasuar me korrikun e vitit 2020, numri i personave të papunë u rrit me 238 mijë në BE, 251 mijë vetëm Eurozonë.
Ndërkohë, në gusht edhe shkalla e papunësisë së të rinjve u rrit 17.6% në BE, nga 17.2% në muajin para-ardhës dhe me shifra reale, në muajin e tetë u regjistruan 37 mijë të papunë të rinj më shumë.
Përhapja e COVID-19 dhe masat e paraqitura për të luftuar virusin shkaktuan një rritje të mprehtë të numrit të kërkesave për përfitime të papunësisë në BE, por një pjesë e konsiderueshme e atyre që ishin regjistruar në agjencitë e punësimit nuk po kërkonin më në mënyrë aktive për një punë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta