BE negociata me 9 kompani për vaksinën kundër COVID
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi të premten se Bashkimi Evropian është në bisedime me shumë kompani për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, ndërsa shprehu shqetësimin për rritjen e rasteve të infektimit në Evropë.
“Progresi me vaksinën është zgjidhja kryesore afatgjatë e krizës dhe ne po bëjmë progres. Komisioni ka mbyllur dy marrëveshje për blerjen e vaksinave dhe po negocion 5 të tjera. Gjithashtu jemi në bisedime edhe me 4 kompani. Ndaj jemi në rrugën e duhur”, ka deklaruar Ursula von der Leyen.
Për të qenë i përgatitur, Komisioni ka njoftuar marrëveshjet e furnizimit me vaksinën që po përgatitet nga kompania “AstraZeneca” dhe atë nga partneriteti mes grupeve “Sanofi” dhe “GlaxoSmithKline”.
Gjithashtu, presidentja e Komisionit saktësoi se Brukseli është në bisedime me kompanitë “Moderna”, “Johnson & Johnson”, “CureVac” dhe partneritetin mes “Pfizer” dhe “BioNTech”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta