BE nevojë për masa të reja për t’u përballur me borxhin

19 Tetor 2021 | 22:28

Komisioni Evropian hapi një debat të martën mbi reformimin e rregullave fiskale të BE-së, për t’u përballur me rritjen e borxhit publik për shkak të pandemisë.

Komisioni tha se mbledhja e të gjitha këndvështrimeve të shprehura gjatë debatit do të mundësojë hartimin e një udhëzuesi për tremujorin e parë të 2022-shit.

“Në tërësi, korniza fiskale e BE-së ka funksionuar mirë. Ajo ka ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të financave publike dhe në 3% të pragut të deficitit, që u kthye në një matës për shmangien e rritjes së deficitit. Edhe fleksibiliteti i rregullave ka funksionuar gjatë pandemisë. Por duke parë situatën e sotme, dobësia që kemi konstatuar në dy vitet e fundit e ka bërë ndryshimin urgjent”, u shpreh Vladis Dombrovskis, zv.president i Komisionit Evropian.

Por ndasitë e vjetra mes Jugut dhe Veriut janë kthyer sërish dhe arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë.

Reduktimet vjetore të borxhit të kërkuara nga rregullat aktuale nuk janë realiste për vende me borxhin prej 160% si Italia, apo me mbi 200% si Greqia.

“Vendet e Evropës jugore kanë nivele të larta borxhi. Disa prej tyre mund të ndodhen në një situatë të rrezikshme, sidomos pasi BQE të ndërpresë lëvrimin e likuiditetit, pasi atëherë kuotat e interesit mund të rriten. Ne kemi bërë disa llogari dhe kemi konstatuar se disa prej këtyre vendeve do t’u duhet të bëjnë riparime fiskale madhore në kuadër të nivelit të GDP-së, që duhet të jetë 5-6%, gjë që është e pamendueshme. Është e pamundur që këto vende të jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Ndaj rregullën për reduktimin e borxhit shumë prej tyre do ta shkelin”, tha Zsolt Darvas, analist ekonomik në Institutin Bruegel.

Vetëm Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia nuk duhet të bëjnë ndryshime fiskale, pasi borxhi i tyre është i ulët. Por nuk është e njëjta gjë për shtete të tjera. A do t’i vijë fundi masave anti-krizë?

“Thuajse të gjitha vendeve të tjera të BE-së do t’u duhet të bëjnë riparime fiskale. Çështja është shpejtësia e këtyre riparimeve. Unë rekomandoj dhe gjithashtu shpresoj që Komisioni Evropian të ketë mësuar nga krizat e mëparshme, siç ishte kriza financiare globale, se konsolidimi i shpejtë fiskal mund të minojë rimëkëmbjen”, u shpreh Zsolt Darvas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026