BE përjashton 7 banka ruse nga SWIFT, por kursen ato të energjitikës

2 Mars 2022 | 20:24

Bashkimi Europian deklaroi të mërkurën se do të përjashtonte shtatë banka ruse nga sistemi SWIFT, por vendosi të mbajë ato banka që merren me pagesat e energjitikës.

Banka e dytë më e madhe ruse, VTB, si dhe Banka Otrkitie, Novikombank, Promsvyazbank, Bank Rossiya, Sovcombank dhe VEB kanë secila nga 10 ditë kohë për të mbyllur aktivitetet e tyre të SWIFT-it, deklaroi BE në fletoren zyrtare.

SWIFT është sistemi kyç i komunikimeve financiare globale. BE, SHBA, Britania dhe Kanadaja vendosën të shtunën të bllokojnë një sërë bankash, por pa dhënë më shumë specifikime se cilat.

SHBA dhe Britania kanë mbështetur njëzëri largimin e disa bankave, por disa prej shteteve të eurozonës ishin më të luhatura për shkak të varësisë së rajonit ndaj eksportit të energjisë nga Rusia.

Përjashtimi i bankave ruse nga sistemi SWIFT është një nga veglat më të fuqishme që Perëndimi ka përdorur për të ndëshkuar Moskën, pasi kjo e fundit ndërmori “operacionin special” në Ukrainë.

Sipas një zyrtari të lartë të BE, përzgjedhja është bërë në bazë të lidhjes që këto banka kanë me shtetin rus, ndërsa bankat shtetërore janë sanksionuar që prej aneksimit të Krimesë në 2014.

“Të gjitha bankat janë listuar në bazë të lidhjes së ngushtë që ato kanë me shtetin dhe luftën. Ne nuk kemi zgjedhur të përfshijmë gjithë sistemin bankar”, thotë zyrtari.

Sberbank, huadhënësja më e madhe e Rusisë, dhe Gazprom nuk ishin pjesë e kësaj liste sepse janë kanalet kryesore për pagesat e naftës dhe gazit rus, të cilat vazhdojnë blihen nga BE pavarësisht konfliktit në Ukrainë.

Megjithatë, zyrtari BE theksoi se këto dy banka janë subjekt i të tjera sanksioneve.

Shumë në BE kanë shprehur shqetësimin për ndërprerjen e rrjedhës së energjisë në Europë, ndërsa zyrtari shpjegon se ishte e pamundur të lejoheshin vetëm transaksionet për energjinë dhe të përjashtoheshin të tjerat, pasi SWIFT nuk bën dot dallimin midis llojit të pagesave.

Bankat e sanksionuara mund të vazhdojnë të kryejnë transaksione me mënyra alternative, si për shembull përmes fakseve, ose sisteme mesazhesh dypalëshe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026