BE, përpjekje për rimëkëmbje pavarësisht valës së dytë të COVID
Kryeministri spanjoll publikoi të mërkurën një plan madhor për të nxjerrë ekonominë nga recesioni, duke shpenzuar 140 miliardë euro ndihmë të Bashkimit Evropian.
“Ne duam që ekonomia të gjenerojë një impakt shtesë ndaj prodhimit të brendshëm me mbi 2.5 pikë në vit përgjatë 3 viteve të ardhshme dhe duam që të krijojmë mbi 800 mijë vende të reja pune”, deklaroi Pedro Sanchez.
Franca po paralajmëron gjithashtu se një tkurrje ekonomike post-bllokade ka gjasa të ndodhë në 3-mujorin e katërt, pasi rritja e rasteve me koronavirus po ndikon tek bizneset.
Ekonomitë e mëdha evropiane po humbasin terren edhe në parashikimet ekonomike përballë një vale të dytë infektimesh me koronavirus, që po prekin kontinentin e vjetër me mbi 6.3 milionë raste të raportuara në rajon.
“Masat që kemi marrë që nga fillimi i kësaj krize shkatërruese kanë ndikuar ndjeshëm në lehtësimin e kushteve financiare dhe në forcimin e kapaciteteve përballuese të tronditjes së tërë sistemit tonë financiar. Së bashku me veprimet vendimtare të marra nga qeveritë e zonës euro, ato kanë krijuar kushtet që bankat dhe tregjet kapitale të mbështesin dhe ushqejnë rimëkmbjen ekonomike”, deklaroi Christine Lagarde, presidente e BQE-së.
Por pavarësisht optimizmit të Lagarde, impakti i valës së dytë të COVID në Francë do të jetë i madh, pasi vetëm në ditët e fundit vendi mbylli baret dhe kufizoi aktivitetet e restoranteve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta