BE me strategji të re kundër sulmeve kibernetike, planifikon njësi të përbashkët mbrojtjeje

16 Dhjetor 2020 | 15:44

Bashkimi Evropian planifikon të ngre një njësi të përbashkët kundër sulmeve kibernetike, e cila do të drejtohet nga një qendër operative me inteligjencë artificiale.

Lajmi u njoftua të mërkurën nga krerët e BE-së krah strategjisë së re të sigurisë e cila do t’u kushtojë financave të unionit plot 2 miliardë euro.

Përfaqësuesi për politikën e Jashtme Josep Borrell, zv/presidenti i KE-së, Schinas Margaritis dhe komisioneri Thierry Breton prezantuan sot strategjinë e re për sa i përket sigurisë kryesisht në teknologjinë e komunikacionit.

“Nuk ka më diskutime për ndryshimet mes sulmeve kibernetike ‘on’ dhe ‘off’-line,” – tha Schinas në deklaratë, – “Siguria kibernetike tashmë është pjesë e strategjisë së sigurisë së BE-së”.

Ndryshimi i strategjisë së sigurisë vjen pak ditë pasi Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi se dokumente të lidhura me vaksinën e COVID-19 qenë qasur në rrjet pas një sulmi kibernetik.

Qendra operative pritet të përdorë zhvillimet më në risi për sa i përket inteligjencës artificiale, që vitet e fundit është përdorur në sistemet mbrojtëse për të pikasur, bllokuar dhe parandaluar sulmet të hakerëve, sulmet me viruse apo programeve sabotuese. Kjo qendër përshkruhet si “mburoja e ardhshme” e BE-së ndaj sulmeve në rrjet.

Strategjia e sigurisë përmban:

  • zgjidhje të reja për të forcuar sigurinë në lundrimin në internet;
  • rregullator të ri për të shtyrë përpara sigurimin e marrëdhënieve në rrjet;
  • mënyra të reja diplomatike për të parandaluar, dhe për t’iu përgjigjur sulmeve;
  • zgjerim i bashkëpunimit për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike;
  • rritje të dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s;
  • krijimin e axhendës së kibernetikës dhe bordit ndër-institucional për kapacitetet kibernetike të BE-së;

Strategjia do të financohet nga programi i digjitalizimit dhe “Horizon” me investime që pritet të vijnë edhe nga shtete apo kompani të veçanta.

Nisma e ndërmarrë vjen pasi autoritetet parashikojnë një rritje të ndjeshme të pajisjeve që do të lidhen në internet pesë vitet e ardhshme – me plus 25 milionë përdorues.

Ndërkohë situata e pandemisë, e cila ka ndikuar që shumë sektorë të ekonomisë të kalojnë punën online, ka paraprirë dhe përshpejtuar procedurat e rishikimit të strategjisë.

Autoritetet thonë se prej vitit 2015 krimet kibernetike janë dyfishuar duke kapur shifrat e 5.5 trilionë euro dëme ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026