BE porosit 1.8 mld doza vaksinash, deri më tani janë vaksinuar 30 milionë qytetarë në Europë
Europianët do të kenë më shumë vaksina në dispozicion për variantet e reja të Covid-19 në të ardhmen.
Komisioni Europian pohoi se është duke negociuar për blerjen e 1.8 miliardë dozave për dy vitet e ardhshme.
Deri më tani, Bashkimi Europian ka siguruar 117 milionë doza vaksinash kundër Covid, teksa 30 milionë shtetas të BE-së janë vaksinuar.
“Me një politikë të suksesshme shëndetësore që ka prioritet shëndetin e qytetarëve, ne do të jemi më mirë të përgatitur për kërcënime në të ardhmen. Kur vjen puna tek mbrojtja e qytetarëve tanë, duhet të jemi gjithmonë një hap përpara”, u shpreh Stella Kyriakides, komisionere për shëndetësinë në BE.
Në Spanjë, moshat 70 deri në 79 vjeç kanë nisur të vaksinohen me vaksinën Johnson & Johnson.
Vendi do të marrë 300 mijë doza këtë javë, me një total prej 5.5 milionë dozash në fund të tremujorit të dytë.
Deri më tani më shumë se 45 % të kësaj grupmoshe e kanë marrë një dozë të kësaj vaksine.
Gjermania ka porositur 30 milionë doza të Sputnik V, të cilat pritet të mbërrijnë sapo të japë miratimin Agjencia Europiane e Barnave
Aktualisht vaksina ruse po përdoret në 61 shtete edhe pse nuk e ka marrë ende dritën jeshile nga EMA
Restorantet dhe baret më Hungari pritet të hapen këtë fundjavë.
Lajmi vjen pasi Hungaria ka arritur të vaksinojë 3.5 milionë shtetas deri më tani.
Zëdhënësi i kryeministrit hungarez, konfirmoi se orari i kufizimit do të shtyhet nga 21:30 deri në orën 23:00.
Ndërkohë, Irlanda i është bashkuar planeve të Komisionit Europian për të nisur veprimet ligjore ndaj kompanisë “AstraZeneca”.
Ministri i Shëndetësisë së Irlandës u shpreh se kjo vjen pasi kompania dështoi totalisht në dorëzimin e kuotave të paracaktuara të vaksinave në muajt prill, maj dhe qershor.
Bashkimi Europian nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht procesin ligjor ndaj kompanisë anglo-suedeze, ndërsa vetë kompania farmaceutike është shprehur se mund ende të arrihen objektivat e paracaktuar.
Lexoni gjithashtu:
KE refuzon ‘AstraZeneca’, Komisioni heq dorë nga plani për 100 mln vaksina opsionale
EMA jep verdiktin për vaksinën ‘J&J’: Përfitimet më të mëdha se rreziku
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta