BE preferon Biden, Dombrovskis: Me një administratë të re, marrëdhëniet më të lehta

2 Tetor 2020 | 20:39

Marrëdhëniet tregtare të Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara do të jenë më të lehta nëse kandidati demokrat Joe Biden fiton zgjedhjet e nëntorit përballë presidentit aktual Donald Trump.

Kështu ka deklaruar i emëruari për Komisioner të Tregtisë, Vladis Dombrovskis, ditën e premte në një seancë të Parlamentit Evropian.

I pyetur se si Brukseli po përgatitet për zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit, Dombrovskis u tha ligjvënësve se blloku dëshiron marrëdhënie ndëratlantike të forta, pavarësisht fituesit.

“Mendoj se në çdo rast ne duhet të punojmë me Shtetet e Bashkuara. Me shumë gjasa, me një administratë të re do të jetë më e lehtë, pasi të gjithë e dimë se administrata Trump po mbështet politika të njëanshme në fusha si tregtia, gjë që po krijon tensione dhe probleme. Sidoqoftë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të arrijmë rezultate pozitive aty ku është e mundur, sikurse bëmë me marrëveshjen tregtare të vitit 2014”, tha Dombrovskis.

Bashkimi Evropian vijon të përballet me tarifat e SHBA mbi çelikun dhe aluminin dhe po ashtu të përplaset me Uashingtonin për planet e Unionit për të taksuar kompanitë që ofrojnë shërbime dixhitale. Të dyja palët kanë gjithashtu këndvështrime të ndryshme sa i takon rolit të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026