BE preferon Biden, Dombrovskis: Me një administratë të re, marrëdhëniet më të lehta
Marrëdhëniet tregtare të Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara do të jenë më të lehta nëse kandidati demokrat Joe Biden fiton zgjedhjet e nëntorit përballë presidentit aktual Donald Trump.
Kështu ka deklaruar i emëruari për komisioner të Tregtisë, Vladis Dombrovskis, ditën e premte në një seancë të Parlamentit Evropian.
I pyetur se si Brukseli po përgatitet për zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit, Dombrovskis u tha ligjvënësve se blloku dëshiron marrëdhënie ndëratlantike të forta, pavarësisht fituesit.
“Mendoj se në çdo rast ne duhet të punojmë me Shtetet e Bashkuara. Me shumë gjasa, me një administratë të re do të jetë më e lehtë, pasi të gjithë e dimë se administrata Trump po mbështet politika të njëanshme në fusha si tregtia, gjë që po krijon tensione dhe probleme. Sidoqoftë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të arrijmë rezultate pozitive aty ku është e mundur, sikurse bëmë me marrëveshjen tregtare të vitit 2014”, deklaroi Dombrovskis.
Bashkimi Evropian vijon të përballet me tarifat e SHBA mbi çelikun dhe aluminin dhe po ashtu të përplaset me Uashingtonin për planet e Unionit për të taksuar kompanitë që ofrojnë shërbime dixhitale. Të dyja palët kanë gjithashtu këndvështrime të ndryshme sa i takon rolit të Organizatës Botërore të Tregtisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta