BE propozon projektligj të ri kundër dhunës ndaj grave
Komisioni Evropian do të propozojë një projektligj të ri për të luftuar dhunën kundër grave.
Presidentja e komisionit evropian Ursula Von der Leyen njoftoi se Kjo pritet të ndodhë para fundit të këtij viti.
“Gratë duhet të jenë në gjendje të jetojnë të pavarura dhe të lira”, u shpreh Von der Leyen. Komisioni Evropian cilësoi se “Gjatë pandemisë, shumë grave iu mohua liria për të jetuar me identitetin e tyre, që të shprehin vetveten dhe të dashurojnë kë të duan.”
Të dhënat tregojnë se gjatë pandemisë në të gjithë bllokun e Bashkimit Evropian është përkeqësuar situata e dhunës ndaj grave.
Von der Leyen tha se “Kjo ishte një periudhë shumë e vështirë për ata që nuk kishin ku të iknin apo të fshiheshin nga torturuesit e tyre”.
Projektligji që po planifikohet nga Komisioni Evropian ka të bëjë me ndjekjen penale, parandalimin dhe mbrojtjen online apo offline të grave.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta