BE sanksionon Bjellorusinë, 86 individë dhe entitete të afërta me Lukashenko në listën e zezë
Bashkimi Europian njoftoi të hënën një valë të re sanksionesh ndaj Bjellorusisë, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë dhe Kanadanë.
Sanksionet, një përgjigje ndaj uljes së detyruar të avionit të “Ryanair” muajin e kaluar për të arrestuar një gazetar, fusin në listën e zezë zyrtarë, ligjvënës dhe ministra të administratës së presidentit Alexander Lukashenko.
Raundi i fundit i sanksioneve që prej zgjedhjeve të kundërshtuara të vitit të kaluar e çon listën e ndëshkimeve që Unioni u ka bërë zyrtarëve bjellorusë në 166 persona, nga të cilët 78 të futur në listën e zezë vetëm të hënën.
Gjithashtu, BE shpreson që sanksionet ekonomike që janë në përgatitje e sipër mund ta godasin Lukashenkon edhe më fort.
“Ne kemi miratuar sot paketën më të madhe të sanksioneve, që përfshin 86 individë dhe entitete që vënë në shënjestër personat përgjegjës për pengmarrjen e avionit me z. Roman Protasevich në bord. Këto masa u koordinuan me Kanadanë, Britaninë dhe Amerikën. Ne kemi miratuar gjithashtu opsione për sanksione ekonomike, të cilat do të mundohemi t’i aprovojmë së shpejti pas mbledhjes së Këshillit Europian”, – u shpreh Josep Borrell, shef i Politikës së Jashtme të BE-së.
Lëvizja është mirëpritur nga kryetarja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, e cila ditën e hënë zhvilloi një mëngjes pune me ministrat e Bashkimit Europian në Luksemburg.
“Është e pamundur që asgjë të mos ndryshojë pas këtyre sanksioneve. Reagimi i regjimit mund të jetë pozitiv, por edhe negativ, askush nuk e di. Megjithatë, kjo është një goditje e madhe për regjimin, i cili duhet të kuptojë se s’ka alternativë tjetër veç dialogut me shoqërinë civile”, – tha Tikhanovskaya.
Sanksionet pritet të prekin naftën, financat, duhanin bjellorus dhe një seri eksportesh të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
- Devijimi i avionit në Bjellorusi, BE nis aplikimin e sanksioneve të para
- Sanksionet kundër Bjellorusisë ka të ngjarë të miratohen këtë muaj, thotë Josep Borrell
- Tenton vetëvrasjen në seancë gjyqësore aktivisti i arrestuar në Bjellorusi
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta