”BE s’ka nevojë për Sputnik V”, Thierry Breton: Arrijmë imunizimin deri më 14 korrik. Kompania ruse: Po paragjykohemi
Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për vaksinën ruse Sputnik V dhe mund të arrijë imunizimin e popullsisë duke përdorur produktet evropiane u shpreh Komisioneri i Bashkimit Evropiane për Tregtinë e Brendshme Thierry Breton.
“Ne nuk kemi absolutisht nevojë për Sputnik V. Sot, ne kemi kapacitetin për të dhënë 300 deri në 350 milion doza deri në fund të Qershorit dhe për këtë arsye deri në 14 Korrik … ne kemi mundësinë të arrijmë imunitetit në të gjithë kontinentin,” – tha për televizionin francez Komisioneri Breton, i cili kryeson task-forcën ekzekutive të unionit për vaksinat.
Në një seri postimesh në Tëitter, prodhuesi i vaksinave Sputnik V akuzoi Breton për “paragjykim’.
“Evropianët duan të kenë një zgjedhje të vaksinave të sigurta dhe efikase, të cilat deri më tani nuk keni arritur t’i siguroni,” – u shpreh kompania ruse në një reagim.
Duke u përballur me mungesa nga vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave disa vende të BE kanë në plan të përdorin apo edhe të prodhojnë vaksinën “Sputnik V”.
EMA ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për miratimin e vaksinës ruse.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta