BE ultimatum Turqisë: Sanksione nëse nuk ndal provokimet
Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione ndaj Turqisë nëse Ankaraja vijon me provokimet e saj në lindje të Mesdheut. Kështu deklaroi të premten, në ditën e dytë të samitit të BE-së, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ne duam një marrëdhënie konstruktive me Turqinë dhe një gjë e tillë do të ishte edhe në interesin e Ankarasë. Por kjo do të arrihet vetëm nëse ndërpriten provokimet. Ndaj ne presim që nga sot e tutje Ankaraja të distancohet nga veprimet e njëanshme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë BE do të përdorë të gjithë instrumentet që ka në dorë”, paralajmëroi Von der Leyen.
Ndërkohë, Gjermania u shpreh kundër një qëndrimi të ashpër ndaj Turqisë, nga frika se kjo do të zhbëjë përpjekjet për të ulur tensionet.
Kancelarja Angela Merkel deklaroi se shpreson që blloku do të ndjekë një proces dinamik negociatash me Turqinë, si në aspektin e marrëdhënieve të saj me Greqinë dhe Qipron, ashtu edhe në atë të marrëdhënieve me BE-në.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta