BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

27 Janar 2023 | 20:19

Këshilli i Bashkimit Evropian , më 27 janar, vazhdoi ruse edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik.

Sanksionet, të cilat u vendosën për herë të parë në vitin 2014, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë, janë zgjeruar ndjeshëm që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, thuhet në një deklaratë të Këshillit të BE-së, shkruan REL.

Sanksionet përfshijnë kufizime në tregti, financa, teknologji, industri, transport dhe mallra luksoze; ndalimin e importit ose transportit nga deti të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian; anulimin e rrjetit të transaksioneve SWIFT për disa banka ruse; si dhe pezullimin e transmetimeve të përmbajtjeve të caktuara nga Rusia.

Në njoftim thuhet se përveç sanksioneve ekonomike ndaj Federatës Ruse, BE-ja ka lloje të ndryshme të masave, si përgjigje ndaj veprimeve destabilizuese të Rusisë kundër Ukrainës.

Këto përfshijnë: kufizime në marrëdhëniet ekonomike me Krimenë e aneksuar jolegalisht dhe me qytetin e Sevastopolit, si dhe me rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut që nuk janë nën kontrollin e qeverisë; masa kufizuese individuale (ngrirja e aseteve dhe kufizimet e udhëtimit) për një listë të gjerë individësh dhe subjektesh, si dhe masa diplomatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026