Ben Gvir: Irani duhet luftuar ashtu siç SHBA-të luftuan nazistët

19 Qershor 2026 | 07:57

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, iu përgjigj sot kritikave të Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, për kundërshtimin e memorandumit të mirëkuptimit midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke thënë se Irani duhet të luftohet “ashtu siç Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftuan nazistët në Luftën e Dytë Botërore”.

Në një intervistë me The New York Times të botuar më herët sot, Vance kritikoi Ben Gvir dhe Ministrin izraelit të Financave, Bezalel Smotrich, për sulmet e tyre ndaj memorandumit të mirëkuptimit SHBA-Iran.

“Ju patë njerëz në establishmentin izraelit, Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, duke kritikuar marrëveshjen. Përgjigja ime ndaj tyre do të ishte: Cili është saktësisht propozimi juaj? Ju jeni një vend me nëntë milionë banorë. Nuk mund t’i shmangeni me vdekje çdo problemi sigurie me të cilin përballeni”, tha Vance.

Ben Gwire u përgjigj më pas në rrjetin social X, në një postim në anglisht drejtuar zv/presidentit amerikan, se “nazistët e shekullit të 21-të duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë siç Shtetet e Bashkuara të Amerikës i trajtuan nazistët e shekullit të 20-të”.

Ben Gvir dhe Smotrich, udhëheqës të partive të ekstremit të djathtë në koalicionin qeverisës të Izraelit, janë ndër kritikët më të ashpër të marrëveshjes SHBA-Iran , duke argumentuar se ajo nuk ofron garanci të mjaftueshme se Teherani nuk do të përbëjë një kërcënim sigurie për Izraelin në të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026