Beogradi dhe Pekini të vendosur të forcojnë bashkëpunimin

29 Tetor 2021 | 11:00

Serbia përforcon raportet me Kinën e cila kritikohet se po shtrin ndikimin e saj në rajon.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm kinez Wang Jiem, presidenti serb Aleksandër Vuçiq përshkroi Kinën si mikun më të besueshëm, më të vlefshëm dhe më të madh të Serbisë.

Ai falënderoi gjithashtu palën kineze për mbështetjen e vendosur të Serbisë për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, si dhe për ndihmën në luftimin e epidemisë COVID-19, dhe zhvillimin e ekonomisë.

Vucic nënvizoi se pala serbe do të ndjekë në mënyrë të palëkundur një politikë miqësore ndaj Kinës, do të zgjerojë bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë në fusha të ndryshme.

Ministri i jashtëm kinez Wang Jiem shprehu gatishmërinë e Pekinit për të përshpejtuar bashkëpunimin në ndërtimin e kapaciteteve industriale dhe projektet infrastrukturore si Hekurudha Beograd-Budapest.

Kina gjithashtu do të zgjerojë bashkëpunimin me Serbinë në zhvillimin dixhital, inovativ dhe të gjelbër.

Serbia është shteti i dytë i që vizitoi ministri të jashtëm kinez. Ai ishte i pranishëm në Greqi dhe do ndalet edhe në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026