BERZH i jep 70 mln euro kredi OSHEE-së për të mbuluar nevojat e pandemisë
Për të reaguar ndaj krizës që solli pandemia Covid-19, OSHEE do të marrë 70 milionë euro kredi.
Qeveria ka çuar në Kuvend projektligjin, ku sigurohet mbështetje finaciare nga BERZH. Marrëveshja është negociuar në fillim të shtatorit, pasi pandemia krijoi pengesa likuiditeti në sektorin e energjisë.
Drafti kalon në parlament, pak ditë pasi kryeministri Rama deklaroi se kjo kompani do të marrë edhe 200 mln euro të tjera në 6 muajt e ardhshëm nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mbështetjen financiare për OSHEE.
Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe BERZH-it, për reagimin ndaj krizës së pandemisë COVID-19.
Ky financim synon rritjen e performancës së OSHEE-së, duke i mundësuar shoqërisë likuiditet të nevojshëm me anë të mbështetjes nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me një kredi prej 70 milionë eurosh, me kusht që të ketë garancinë e Republikës së Shqipërisë.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta