Besimi i ulët i biznesit tkurr investimet e huaja, thotë eksperti

8 Shtator 2021 | 19:41

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici thotë se besimi i ulët i të bërit biznes në Shqipëri mund të tkurrë investimet dhe frenojë sipërmarrjet e huaja për t’u shtrirë me aktivitet në vendin tonë.

Dhoma Amerikane e Tregtisë tha në një raport se klima e biznesit në Shqipëri është në nivelin më të ulët që nga viti 2012.

Duke komentuar për Euronews Albania këtë përfundim, Civici tha se kjo nuk është hera e parë që raportohet kjo gjendje. Ai tha se edhe dhoma të tjera të tregtisë, apo dhe institucione ndërkombëtare e kanë nxjerrë në pah këtë problem.

Civici argumentoi se në përgjithësi rënia e treguesve të besimit të biznesit pritej si rrjedhojë e ndikimit që la në ekonomi tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia. Por sidoqoftë ai përmendi si faktorë të vazhdueshëm që ndikojnë si: korrupsioni, informaliteti, marrëdhëniet me bankat, kapitali njerëzor, qëndrueshmëria e punësimit, fuqia punëtore, por dhe sistemi i drejtësisë.

“Ekonomia më shumë se gjithçka është besim, pastaj para, financim dhe nëse mungon klima e besimit ka një tkurrje të bizneseve për të zgjeruar aktivitetin e tyre, për të hapur aktivitete të reja, apo për të shtuar bashkëpunimin,” – tha Civici.

“Biznesi ose frenohet të investojë, ose duhet të pranojë një kosto investimi me nivel më të lartë risku,” – vijoi ai.

Sidoqoftë eksperti i ekonomisë këmbënguli se nga raportet si ky i Dhomës Amerikane të Tregtisë është thelbësore që të reagohet me politika të mira ekonomike dhe jo të kalohet rëndomë si çështje për kapital politik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026