Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë Fitër Bajramin
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtuan sot Festën e Fitër Bajramit.
Grupi islamik Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, organizoi herët në mëngjes një lutje masive të Bajramit.
Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët agjëruan nga agimi deri në mbrëmje.
Miliona myslimanë në Indonezi e festuan Fitër Bajramin të çliruar, pasi për dy vite ceremonitë kanë qenë të kufizuara për shkak të pandemisë.
“Jam shumë i lumtur sepse prej dy vitesh nuk kemi mundur ta kryejmë faljen së bashku dhe sot më në fund mund ta bëjmë sërish, për të rritur besimin tonë. Sot dëgjuam një predikim që na jep një shpresë se si të jemi të mirë”, u shpreh një besimtar
Qindra besimtarë sauditë u mblodhën në xhaminë al-Rajhi në Riad për të falur namazin e Fitër Bajramit.
Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili festohet pas dy muajsh, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta