Betimi i qeverisë së re, Itali, kabineti Draghi i përbërë nga teknokratë dhe politikanë
Kabineti i ri i Italisë pritet të betohet këtë të shtunë. Mario Draghi, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, konfirmoi mbrëmjen e së premtes se ishte gati të formonte qeverinë e ardhshme të Italisë dhe publikoi emrat e një kabineti të përbërë nga teknokratë dhe politikanë nga koalicioni i tij i gjerë.
Presidenti Sergio Mattarella i kërkoi Draghi-t që të bëhet kryeministër, pasi përplasjet mes partive çuan në rrëzimin e administratës së mëparshme.
Gjithashtu, kreu i shtetit e ngarkoi atë me detyrën për t’u përballur me pandeminë e COVID-19 dhe krizën ekonomike të lidhur me të.
Pas një jave konsultimesh, thuajse të gjitha partitë kryesore të spektrit politik italian shprehën mbështetjen e tyre për Draghi-n dhe figura të tjera të grupit të tij, që u emëruan ministra. Kabineti i ri përbëhet nga 15 burra dhe 8 gra.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta