Biden do të anulojë urdhrin e Trump, kufizimet pritej që të lehtësoheshin duke filluar nga data 26 janar

19 Janar 2021 | 12:54

Presidenti i zgjedhur Joe Biden planifikon që të lerë në fuqi kufizimet e udhëtimit për ata që kanë udhëtuar së fundmi në Evropë dhe në Brazil, ndryshe nga Trump që vendosi t’i lehtësonte ato duke filluar nga data 26 janar.

Në fillim të javës, Trump-i nënshkroi një urdhër për të lehtësuar kufizimet të cilat vetë ai i kishte nënshkruar si përgjigje ndaj pandemisë. Menjëherë sapo Trump nxori këtë urdhër, zëdhënësja e Biden, Jen Psaki shkroi në Twitter ‘që me përkeqësimin e pandemisë, dhe me shfaqjen e varianteve të reja më infektuese të virusit në mbarë botën, nuk është koha e duhur për të lehtësuar kufizimet përsa i përket fluturimeve ndërkombëtare”.

Psaki shtoi që ‘në fakt, planifikojmë që të forcojmë masat e shëndetit publik në lidhje me fluturimet ndërkombëtare në mënyrë që të ndalojmë përhapjen e mëtejshme të Covid -19’.

Gjatë javës së fundit, shefi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA nënshkroi një urdhër që i kërkonte të gjithë udhëtarëve ndërkombëtarë që të paraqisnin një test negativ të koronavirusit ose një provë që e kishin kaluar Covid -19 në mënyrë që të hynin në SHBA duke filluar nga data 26 janar.

Lehtësimi i masave kufizuese do të përfshijë të gjithë qytetarët e huaj që gjatë dy javëve të fundit kishin qenë në Brazil, Britaninë e Madhe, Irlandë, dhe 26 vende të zonës Shengen në Evropë.

Kompanitë ajrore shpresonin që kërkesat e reja për testime të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA mund të ndihmonin administratën për të reduktuar kufizimet e udhëtimeve me vendet evropiane. 

Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të ndryshëm të administratës Trump kanë argumentuar që kufizimet nuk kishin më kuptim duke qenë se shumë vende tashmë kishin kufizime hyrëse.

Të tjerë kanë argumentuar që Shtetet e Bashkuara nuk duhet që ti heqin kufizimet sepse shumë vende evropiane vazhdojnë akoma që të ndalojnë qytetarët amerikanë. 

Lexoni gjithashtu:

Mbyllet Capitol Hill, nervozizëm para ceremonisë së betimit të Biden

Melania Trump jep mesazhin e saj të lamtumirës si Zonja e Parë e SHBA-së

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026