Trazirat në Kongres, reagojnë Biden dhe Trump

6 Janar 2021 | 21:24

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i ka bërë thirrje presidentit në ikje Donald Trump që të dalë publikisht dhe të dënojë dhunën e ushtruar nga mbështetësit e tij.

“Fjalët e një presidenti janë me peshë, sado i keq apo i mirë qoftë ky i fundit. Në rastin më të mirë, fjalët e një presidenti mund të sjellin frymëzim, ndërsa në rastin më të keq ato mund të nxisin dhunë. Ndaj, i bëj thirrje presidentit Trump që të dalë në shfaqet në televizionin kombëtar dhe të përmbushë betimin e tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe të kërkojë që të marrë fund uzurpimi”, tha Biden teksa i drejtohej qytetarëve amerikanë. 

Pak më parë, Presidenti Donald Trump u kërkoi mbështetësve të tij të cilët mësynë Kongresin të tërhiqen paqësisht.

Përmes një video-postimi në Twitter ku Trump mbajti sërish qëndrimin se zgjedhjet u manipuluan ai u tha mbështetësve se e ndjente zemëratën e tyre dhe “padrejtësinë”, por që ata duhet t’i shmangen situatave të dhunës dhe të tërhiqen paqësisht.

“E di dhimbjen tuaj. E di se jeni lënduar përballë manipulimeve dhe zgjedhjeve të vjedhura. Të gjithë e dinë këtë, sidomos ata të palës tjetër, por ju duhet të shkoni në shtëpi tashmë,” – tha Trump, i cili më pas përdori sërish një slogan të fushatës së tij elektorale që “duhet të kemi paqe, ligj dhe rend”.

“Këto ishin zgjedhje hileqare por ne nuk mund të sillemi si ata, duhet të kemi qetësi,” – shtoi më tej Trump.

Në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020, Joe Biden fitoi 306 nga 270 delegatë të mundshëm të Kolegjit Zgjedhor për të siguruar mandatin. Nga ana tjetër Donald Trump fitoi vetëm 232 delegatë.

Në votë popullore Biden mori rreth 7 milionë vota më shumë se sa Trump, ndërkohë që ky i fundit pretendoi se në disa shtete të pretenduara nga republikanët rezultati u manipulua. Për këtë republikanët nisën dhjetëra padi gjyqësore të cilat u rrëzuan nga gjykatat.

 

Lexoni gjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026