Biden i kërkon Putinit të vendosin “rregullat e lojës”

16 Qershor 2021 | 19:56

Sot ishte takimi i fundit mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Joe Biden në Samitin e Gjenevës. Në përfundim, Biden dha një konferencë për shtyp ku ndau me publikun këndvështrimin e tij rreth dialogut me presidentin rus si dhe pikat më të rëndësishme të bisedës së tyre dhe të ardhmes së marrëdhënieve mes dy superfuqive.

Fillimisht, Biden theksoi se të dyja këto vende “ndanin një përgjegjësi unike për të menaxhuar marrëdhëniet mes tyre në mënyrë që të ruhet stabiliteti dhe të punohet për interesat e përbashkët”.

Agjenda ime, tha Biden, nuk është kundër Rusisë apo kujtdo shteti, ajo është vetëm për popullin Amerikan, duke shtuar se agjenda e tij është e fokusuar parimisht në luftën kundër COVID-19, rimëkëmbjes së ekonomisë dhe mbrojtjes së qytetarëve amerikan.

Presidenti Biden tha se një nga pikat që u fol në takimin me Putin ishin të drejtat universale të njeriut duke theksuar se SHBA është themeluar mbi këto të drejta dhe do të flasë gjithnjë kundër shkeljeve të tyre, duke përmendur edhe rastin e burgosjes së kritikut të Kremlin, Alexei Navalny.

“Si mund të më quanin presidentin e SHBA, nëse nuk do të flisja kundër shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut. Ndaj një nga pikat për të cilat folëm ishte liria e shtypit dhe liria e fjalës. Të drejtat e njeriut do të jenë gjithnjë pjesë e tavolinës së diskutimit, është pjesë e ADN-së sonë,” tha Biden.

Një tjetër pikë e rëndësishme gjatë fjalimit të tij ishte se mes Rusisë dhe SHBA-së duhet të vendosen disa “rregulla loje” të cilat duhet të ndiqen nga të dyja shtetet në mënyrë që të arrihet stabiliteti.

“Na duhen disa rregulla bazë të cilave duhet t’i bindemi. Gjenden fusha ku ndajmë interes të përbashkët dhe një nga këto është stabiliteti strategjik. Ne ramë dakort të ngremë mekanizmat e duhur për të vendosur disa masa për kontrollin e armëve, për të ulur rrezikun e konfliktit të paqëllimshëm, të punojmë për një mekanizëm që na lejon të mbajmë nën kontroll disa armë të reja të rrezikshme e të sofistikuara që kanë dalë në skenë kohët e fundit,” tha Biden.

Së fundmi, Biden shtoi se disa pika të tjera ku SHBA dhe Rusia kanë vendosur të bashkëpunojnë janë siguria ndaj sulmeve kibernetike, misionet humanitare në Siri, zgjidhja e konfliktit rajonal për Ukrainën dhe Bjellorusinë, si dhe vendosmëria për të mos lejuar Iranin të avancojë në prodhimin e armëve bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

Pas takimit Putin dhe Biden vendosin të ulin tensionet midis dy vendeve dhe të rikthejnë ambasadorët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026