Biden kërcënon kompanitë: Taksë nëse s’përdorni fitimet për të ndihmuar konsumatorët
Presidenti amerikan, Joe Biden po shqyrton vendosjen e taksave të reja ndaj fitimeve rekord të komanive të naftës, duke i akuzuar ato për “përfitim nga lufta”.
Kreu i shtetit kërkon që kompanitë e në fjalë të ndihmojnë konsumatorët amerikanë pasi raportuan fitime marramendëse nga korriku në shtator.
“Përfitimet rekord të kompanive të naftës nuk vijnë sepse ato po bëjnë diçka të re apo inovative. Ato vijnë si pasojë e luftës. Luftës brutale që po shkatërron Ukrainën dhe po dëmton miliona njerëz në mbarë globin.
Në vend që të rrisin investimet në Amerikë apo t’u ofrojnë lehtësim konsumatorëve, përfitimet e tepërta po shkojnë tek aksionerët, të cilët po blejnë sërish aksionet e tyre, në mënyrë që pagat e drejtuesve të prekin qiellin. Ndaloni me kaq. Mjaft është mjaft”, tha Biden.
Sikurse qytetarët evropianë, edhe amerikanët po përballen me rritjen e çmimeve, por ai i karburanteve përbën një nga çështjet kryesore për votuesit në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.
Një taksë e re mbi naftën dhe gazin ka pak gjasa të kalojë në Kongres, por thirrja e Biden për vendosjen e saj mund të rrisë shanset e demokratëve në zgjedhjet e javës së ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta