Biden kryeson: Jam optimist për përfundimin
Kandidati demokrat Joe Biden, ashtu sikurse Donald Trump, ka përcjellë tek mbështetësit mendimet dhe qëndrimet momentale për vazhdueshmërinë e procesit të hapjes së kutive të votave.
Nëse presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vetëshpallur fitoren, Joe Biden më modest është shprehur se ndihet vërtet optimist për rezultatin e votave presidenciale. Gjithashtu ai hodhi idenë, se procesi I numërimit të votave dhe shpallja përfundimtare e fituesit që do të mbajë për katër vitet e ardhshme postin e presidentit, mund të zgjasë më shumë se dy ditë.
“Jam këtu për t’iu thënë, se jemi në rrugën drejt fitores. Si pasojë e votimeve të hershme dhe me postë, ky proces mund të zgjasë. Ne duhet të tregohemi të duruar derisa procesi I numërimit të mbarojë. Asgjë nuk përfundon derisa të numërohet çdo votë dhe fletë votimi. Ne ndihemi mirë për pozicionin që kemi arritur deri tani”, tha Joe Biden.
Kandidati demokrat momentalisht është në avantazh, si dhe po fiton shtetet kyç të Wiskonsin, Micigan dhe Nevada. Nëse Biden merr votat elektorale të këtyre shteteve, atëherë fitorja e tij do të jetë e sigurt. Megjithatë fitorja e votave në Florida nga Donald Trump dhe avantazhi në shtetin e Pensilvanisë mund të përmbysë shifrat e deri tanishme.
“Nuk më takon mua apo Donald Trump, të vendosë se kush I ka fituar këto zgjedhje. Kjo varet nga qytetarët amerikanë. Megjithatë jam optimist për përfundimin”, tha Biden.
Në mënyrë që njëri nga kandidatët të fitojë zgjedhjet presidenciale të 2020, duhet që njëri të arrijë të marrë 270 vota nga Kolegji Elektoral.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta