Biden kundër armëve, presidenti prezanton masat, por efikasiteti i tyre në dyshim

9 Prill 2021 | 09:48

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten një seri masash të kufizuara për të frenuar dhunën e armëve në Shtetet e Bashkuara, në atë që Shtëpia e Bardhë e quajti hapin e parë drejt parandalimit të të shtënave në masë dhe vetëvrasjeve.

Masat e reja përfshijnë plane për Departamentin e Drejtësisë që të gjurmojë dhe ndalojë armët artizanale dhe t’i bëjë pajisjet që e kthejnë një pistoletë në armë automatike subjekte të regjistrimit në Aktin Kombëtar të Armatimit.

Biden tha gjithashtu se do t’i kërkojë Agjencisë Federale kundër Alkoolit, Duhanit, Armëve dhe Eksplozivit të bëjë një raport mbi trafikimin e armëve në Shtetet e Bashkuara dhe ta bëjë më të lehtë për shtetet që të miratojnë ligje që ndalojnë armatimet e personave që përbëjnë rrezikshmëri.

“Dhuna e armëve është një epidemi. Po e them edhe një herë. Është një epidemi dhe është një turp ndërkombëtar për vendin tonë”, u shpreh Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.

Biden, një demokrat që ka pas një histori të gjatë përpjekjesh për kontrollin e armëve, është ndodhur nën presion për të vepruar pas masakrave të fundit në Kolorado dhe Xhorxhia.

Sidoqoftë, masat e prezantuara prej tij nuk përmbushin premtimet e tij elektorale dhe nuk janë legjislative. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti do të vazhdojë të nxisë Kongresin për të ndërmarrë hapa më agresivë.

Nga ana tjetër, kontrolli i armëve është një çështje që ka përçarë Shtetet e Bashkuara, pavarësisht masakrave të shumta në shkolla dhe vende të tjera publike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026