Biden: Besojmë se jemi në rrugën e fitores

4 Nëntor 2020 | 05:47

Kandidati demokrat për president, Joe Biden mbajti një konferencë për shtyp ku u shpreh optimist për rezultatin e deritanishëm në zgjedhje.

“Do të kërkojë kohë të numërohen votat në Pensilvani, por ne do ta fitojmë edhe këtë shtet, jam i kënaqur me pjesëmarrjen në zgjedhje, mbase do të kërkojë kohë, por duhet ta theksoj se nuk është në dorën e Donald Trump të thotë se kush i ka fituar këto zgjedhje. Këtë e thonë vetëm amerikanët, dua t’ju falënderoj për pjesëmarrjen. Unë jam optimist për rezultatin,” – u shpreh Biden duke theksuar se “ishte në rrugë e fitores”.

Biden kërkoi durim që qytetarët amerikanë të presin përfundimin e procesit. Ai u shpreh pozitiv për rezultatet në Arizona, Georgia, Winconsin dhe Michigan.

Deri mëngjesin e së mërkurës Biden kryeson me 223 vota elektorale përballë 174 të Donald Trump.

 

Lexoni gjithashtu:

Live Blog: Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, Trump-Biden në garë të ngushtë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara