Biden në krye të SHBA: Reagime pozitive nga liderët botëror, heshtje nga Kina dhe Rusia
Që nga dita e djeshme kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve në SHBA, të shumta kanë qenë mesazhet pozitive nga liderët botërorë.
Kryeministri britanik Boris Xhonson u shpreh se SHBA është aleati më i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar dhe pret të diskutohen prioritete të rëndësishme sikundër ndryshimet klimatike.
“Miqësia jonë transatlantike është e domosdoshme nëse do të përballemi me sfidat kryesore të këtyre kohërave”, u shpreh kancelarja gjermane Merkel në mesazhin e saj.
Përmes një video, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu uroi Biden pa harruar të falënderoi edhe presidentin Trump për bashkëpunimin 4-vjeçar.
Presidenti i vetëzgjedhur i Bjellorusisë Lukashenko dënoi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA duke i cilësuar “një shtrembërim të demokracisë”.
Nga ana tjetër për zgjedhjen e Biden nuk ka asnjë reagim nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.
Lexoni gjithashtu:
Komisioni Evropian pret që Joe Biden t’i japë frymë tjetër bashkëpunimit me Evropën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta