Biden propozon Mark Gitenstein si ambasadorin e ri amerikan në BE
Të martën, presidenti amerikan Joe Biden ka propozuar emrin e Mark Gitenstein si ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në BE.
74-vjeçari me profesion jurist ka shërbyer më parë si ambasador në Rumani nga viti 2009 në 2012.
Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate se “ai ka shpenzuar pjesën më të madhe të dekadës së fundit duke punuar mbi projekte në Europën Qendrore dhe Lindore”.
“Si ambasador, ai është fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe ruajtjen e institucioneve demokratike, çështje për të cilat ai vazhdoi të fokusohej edhe gjatë punës së tij si avokat e organizata joqeveritare”, thuhej më tej.
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara në BE aktualisht kryesohet nga Kelly Adams-Smith, e cila zëvendësoi javën e shkuar Mark Libby.
Biden gjithashtu ka propozuar Julissa Reynoso Pantaleon për postin e Ambasadorit në Spanjë.
Reynoso është aktualisht asistentja e presidentit, shefe e kabinetit e Zonjës së Parë Jill Biden, ndërsa më parë ka qenë dhe ambasadore e SHBA në Uruguai.
Të dy diplomatët do të duhet të konfirmohen nga Senati.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta