Biden ”qetëson” bursat, rritje rekord e aksioneve në tregjet evropiane dhe ato aziatike
Aksionet në tregjet evropiane u rritën të hënën në nivelin më të lartë në një muaj, pasi fitorja e Joe Biden ka ngjallur shpresa për marrëdhënie më të mira me Uashingtonin.
Kështu, bursa pan-evropiane Stoxx 600 fitoi 1.6 pikë përqindje, me aksionet e kompanive gjermane që u rritën me 2 për qind.
Gjithashtu, sektori evropian i automjeteve u rrit me 2.8%, kuota më e lartë që prej muajit shkurt.
Në Azi, aksionet e japonezes Nikkei arritën nivelin më të lartë në 29 vjet, ndërsa në SHBA, indeksi i S&P u luhat nën rekordet më të larta, me investitorët që shpresojnë se presidenca e Biden do të çojë në më pak reforma industriale dhe në më shumë stimuj monetarë.
“Bursa e Hong Kongut reagoi pozitivisht që javën e kaluar, kur investitorët po prisnin që Joe Biden të fitonte këto zgjedhje. Vlera e shumë aksioneve u shtyp nga argumentet politike të luftës tregtare SHBA-Kinë dhe nga presionet e vazhdueshme të Amerikës përgjatë vitit të fundit”, tha Jackson Wong, analist financiar.
Fitorja e Biden është komentuar gjerësisht në mediat e Hong Kongut, ndërkohë që nga Kina nuk ka ardhur ende një reagim.
Lexoni gjithashtu:
Biden apel amerikanëve: Ju përgjërohem, mbani maskë që të kthehemi në normalitet
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta