Biden rrëmben dhe Miçiganin, çfarë do të thotë kjo për rrugëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë?
Demokrati Joe Biden ka rrëmbyer 16 votat elektorale të Miçiganit, duke shpërbërë më tej murin e mbështetësve që ndihmuan Donald Trump që të merrte presidencën katër vite më parë.
Përmbysja nga e kuqja në blu është një goditje e madhe për Trump pasi vetë me ndihmën e Miçiganit, Uiskonsin dhe Pensilvanisë ai mund të fitoj mandatin e parë.
Kandidati Demokrat ka fituar dhe në Uiskonsin, ndërsa Pensilvania, ku janë numëruar deri tani 88 për qind e votave, nuk e ka shpallur ende rezultatin.
Biden tashmë ka 264 vota të Kolegjit Elektoral dhe i duhen edhe 6 për të siguruar mandatin e tij si presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Trump ka 214 vota elektorale.
Nevada, shtet i cili ka 6 vota elektorale dhe që votoi për Demokraten Hillary Clinton në 2016, nuk e ka shpallur ende rezultatin.
Më herët, stafi elektoral i Donald Trump ka ndërmarrë një betejë ligjore duke kontestuar rezultatet në disa shtete, përfshi këtu dhe Miçiganin.
Menaxheri i fushatës elektorale të Trump tha nëpërmjet një deklarate të mërkurën se fushatës “nuk i është dhënë akses i mjaftueshëm në disa qendra votimi për vrojtuar numërimin e votave, ashtu siç e parashikon ligji i Miçiganit”.
Ai shtoi se padia në Gjykatën e Miçiganit “mund të pezullojë numërimin deri në momentin që fushatës t’i garantohet aksesi i nevojshëm”.
Lexoni gjithashtu
- Live Blog: Biden fiton rekord votash, por ende kokë më kokë me presidentin Trump
- Stafi i fushatës së Trump ngre padi në Miçigan për të ndaluar numërimin e votave
- Joe Biden mban fjalim pas zgjedhjeve: Jam besimplotë që do të fitojmë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta