Biden: Rusia, e përgatitur për ta sulmuar Ukrainën
Presidenti amerikan Biden, tha të enjten se ekziston një rrezik shumë i madh që Rusia të pushtojë Ukrainën brenda disa ditësh.
Nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se SHBA nuk kanë fakte për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi të martën se ka nisur tërheqja e trupave ushtarake nga kufiri me Ukrainën, por liderët e Perëndimit janë skeptikë.
Biden u tha gazetarëve se “çdo tregues që kemi është se ata janë të përgatitur të shkojnë dhe ta sulmojnë Ukrainën”.
Të mërkurën, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video që tregon një tren të nfgarkuar me automjete të blinduara, duke lëvizur nëpër një urë larg Krimesë, gadishullit të Detit të Zi që Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Moska mohon se ka ndonjë plan për të pushtuar Ukrainën dhe ko e fundit thotë se pretendimet e Perëndimit janë të ekzagjeruara.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta