Biden: Tërheqja nga Afganistani, vendimi më i mirë për SHBA
Presidenti i SHBA, Joe Biden në një fjalim para amerikanëve për dhënien fund të luftës në Afganistan ka pranuar se është përgjegjësi e tij vendimi për tërheqjen e trupave.
Biden shtoi se qëndrimi më gjatë nuk ishte një opsion dhe tha se e konsideronte si “vendimin më të mirë”.
Ai tha se pas marrëveshjes mes ish-presidentit Donald Trump me talebanët, SHBA gjendeshin para zgjidhjes për t’u larguar ose ndryshe situata do të përshkallëzohej.
Presidenti i SHBA duke folur për situatën e krijuar në aeroportin e Kabulit tha se operacioni për evakuim ka qenë i vështirë dhe i rrezikshëm.
Ai tha se 90% e amerikanëve që donin të evakuoheshin janë larguar nga Afganistani duke shtuar se janë rreth 100-200 amerikane me dy shtetësi që mbeten ende atje.
Duke u përgjigjur kritikave për nisjen e evakuimit me vonesë, Biden e cilësoi operacionin si “sukses”. Ndërsa nga ana tjetër paralajmëroi për një tjetër sulm në aeroportin e Kabulit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta