Biden thirrje për unitet në fjalimin e 4 Korrikut: Na pret një vit sfide
Një tjetër episod i “dhunës së pakuptimtë me armë që ka sjellë përsëri pikëllim në një komunitet amerikan”. Ishin këto Fjalët hapëse të Presidentit Joe Biden, ndërsa të shtënat në Çikago eklipsuan fjalimin e tij tradicional të katër korrikut.
Por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shumë çështje me të cilat duhet të përballet jashtë kufijve është një luftë në Evropë dhe brenda vendit është ligji i debatueshëm të drejtave të abortit.
“4 korriku vjen në një moment kritik. Ekonomia jonë po rritet, por jo pa dhimbje. Liria është nën sulm. Sulm si këtu dhe jashtë . Ditët e fundit, ka pasur arsye për të menduar se ky vend po shkon prapa. Liria duke u reduktuar. Të drejtat që ne supozojmë se mbroheshin nuk janë më. Kujtojmë se ne mbetemi në një betejë të vazhdueshme për shpirtin e Amerikës, siç jemi për mbi 200 vjet”, u shpreh Biden.
Popullariteti i Biden ka vazhduar të bjerë ndërsa në nëntor afrohen edhe zgjedhjet e ndërmjetme. Pra, ky ishte një shans për të përmendur disa pika plus.
“Ne po rindërtojmë mënyrën tonë të jetesës pas një pandemie. Vaksinat janë pothuajse të disponueshme për çdo amerikan. Kufizimet u hoqën më 4 korrik e jemi së bashku për të gjitha sfidat, Amerika ka ekonominë më të fortë në botë”, tha presidenti amerikan.
Biden përfundoi fjalimin duke i nxitur njerëzit të zgjedhin unitetin mbi përçarjen, duke pranuar se edhe pse Dita e Pavarësisë është zakonisht një moment kur kombi bashkohet, ky vit mbetet një sfidë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta