Bie besimi te ekonomia, treguesit ranë edhe për ndërtimin
Ndërtuesit janë pesimistë për të ardhmen e sektorit.
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për muajin shtator thotë se treguesi i besimit ra me 5.3 pikë përqindjeje në krahasim me muajin gusht.
Shqetësimi i ndërtuesve lidhet me mungesën e krahut të punës dhe pasigurisë së çmimeve, megjithëse treguesi për kontratat porositëse ishte sërish me rritje edhe për këtë muaj. Në gusht, ndërtimi ishte i vetmi sektor me rritje besimi.
Sa i përket situatës së përgjithshme, vrojtimi i Bankës së Shqipërisë thotë se treguesi i besimit në ekonomi ra me 1.9 pikë përqindjeje, nga 0.6 që ishte në gusht.
Edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rënie. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë thotë se rënia u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i pritshmërive për situatën e përgjithshme ekonomike dhe rënia e konsumit.
Industria dhe tregtia ishin dy sektorët e vetëm me përmirësim të lehtë të treguesit të besimit në ekonomi.
Në krahasim tremujor, vrojtimi i Bankës gjen se gjendja financiare e bizneseve u përkeqësua për të gjithë sektorët gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta