Bie me 72% niveli i turizmit në botë

20 Janar 2022 | 09:32

Pandemia ka goditur rëndë sektorin e turizmit. Organizata Botërore e Turizmit njofton se niveli i turizmit në vitin 2021 ishte 72 për qind më i ulët se në 2019.

Turizmi global përjetoi një rritje me 4% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, ku numri i turistëve u rrit me 15 milionë, duke shkuar në 415 milionë në total.

Evropa dhe Amerika janë dy kontinentet që shënuan një rritjen më të lartë të turizmit në 2021 krahasuar me vitin 2020.

Evropa regjistroi një rritje prej 19 për qind, ndërsa Amerika me 17 për qind. Por, të dyja mbeten 63 për qind nën nivelet e para-pandemisë.

Ndërkohë në Shqipëri, gjatë 11 muajve të parë të 2021 hynë 5.4 milionë shtetas të huaj, ose 11% më pak se në vitin 2019.

Kjo situatë ka ndikuar në ekonominë globale.

Të ardhurat nga turizmi në vitin 2021 shkuan në 1.7 trilionë euro, mbi 1.4 trilion euro në vitin 2020. Para pandemisë kjo shifër mbante vlerën mbi 3.3 trilionë euro.

Të ardhurat shënuan një rënie edhe gjatë sezonit të festave. Në dhjetor 2021, sektori i turizmit regjistroi një ulje prej 65 për qind të turizimit në krahasim me periudhën para pandemisë.

Ekspertët e turizmit tregojnë se numri i turistëve mund të rritet deri në 78 për qind në 2022 krahasuar me 2021. Por, shifrat pritet të jenë më të ulëta në krahasim me periudhën para pandemisë.

Mund të ketë një rënie të lehtë të turizmit në periudhën janar-prill 2022 për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026